Teuta zyrtarizon largimin e dy lojtarëve, një mbrojtës dhe një sulmues

Screenshot

Teuta ka njoftuar dy largime në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Sebastian Gonzales Zela dhe për mbrojtësin Gabriel Gomes. Zela u afrua me pritshmëri të mëdha, por nuk i përmbushi dhe klubi e largoi, pasi nuk bënte pjesë në planet për të ardhmen.

Sa i përket Gomes, situata është ndryshe. Braziliani spikati me paraqitjet e tij, duke zgjuar interesime në merkato.

Klubi i Teutës, ka njoftuar se është arritur marrëveshja, për shitjen e tij në Japoni, te skuadra e kategorisë së dytë, Imabari. Durrsakët nuk kanë zbuluar detaje nga shitja, por shifra ka qenë e kënaqshme, duke bërë që drejtuesit të heqin dorë nga shërbimet e 26-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gomes u afrua te Teuta në verë, ndërsa shënoi edhe një gol, në fitoren 3-2 ndaj Flamurtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?