Tevez me zemër të madhe: Mund të rrimë edhe një vit pa paga, dua të ndihmoj të varfrit

Emergjenca e koronavirusit ka mbërritur edhe në Argjentinë, teksa një ndër personat në karantinë edhe Lautaro Martinez. Sulmuesi i Boca Juniors nuk ka mundur që të festojë titullin kampion. Nga krenaria e festës së atyre ditëve, erdhi kjo situatë e vështirë, teksa “Apache” e ka komentuar për mikrofonin e të përditshmes “Ole”.

“Vajza ime ka mbushur 15 vjeç dhe kemi kaluar ditëlindjen së bashku. Organizuam një festë, por u kthyem në shtëpi në kohën e duhur. Tani duhet të përqendrohemi në diçka tjetër, te prindërit dhe gjyshërit tanë.

Ky virus është një m**, kam më shumë frikë për prindërit dhe fëmijët. Nuk dihet sa nga vjen dhe se si mund të të kapë. Dimë vetëm që që të jep dhimbje, vdes i vetëm, pa pasur përqafimin e askujt. Ne futbollistët mund të qëndrojmë edhe një vit pa pagë. Dua që të ndihmoj të varfrit sepse ata rrezikojnë më shumë”, deklaroi Tevez.  /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?