“Thatësirë” golash në 45-minutat e para në Champions, Bayerni shpërthen (VIDEO)
Ndeshjet e pesta në fazën e grupeve në Champions League kanë dhuruar pak gola në 45 minutat e para. Bayerni i Mynihut po fiton 3-0 ndaj Benficës me dy gola të shënuar nga Robben dhe një nga Levandovski.
Juventus nuk ka arritur që të zhbllokojë ende ndeshjen ndaj Valencias, edhe pse ka dominuar në pjesën e parë duke luajtur vetëm në zonën e ekipit spanjoll. As Reali nuk ka mundur që të shënojë në pjesën e parë ndaj Romës, teksa nga kjo ndeshje do të dalë dhe vendi i parë.
KOHA JONË SONDAZH

