“The Sun” jehonë skandalit: Shqipëri-Angli në rrezik për shkak të policisë

“Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Anglisë është në rrezik për shkak të një mosmarrëveshje mes Federatës Shqiptare dhe policisë vendas”. Ky është alarmi i tabolidit britanik “The Sun” që konfirmon situatën aspak të zakontë në prag të ndeshjes së të dielës.

Shefi i policisë, Rebani Jaupi i ka thënë FSHF se nuk mund të merret përsipër sigurua në këtë ndeshje. Tifozët nuk do të jenë të pranishëm në “Air Albania Stadium”, por përreth stadiumit ka shumë bare dhe restorante që qëndrojnë të hapura, pasi vendi nuk ka mbyllje.

Tabolidi britanik shton se do të ketë bisedime serioze në orët në vijim mes FSHF, policisë dhe qeverisë  për të zgjidhur këtë problem, që mund të vërë në rrezik ndeshjen.

Zëdhënësi për mediat në FSHF, Andi Vercani në një intervistë për “The Sun” është shprehur: “Po përpiqemi që ta zgjidhim këtë çështje me autoritetet. Është një situatë që shpresojmë që ta zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet që të ndodhë para se Anglia të mbërrijë të shtunën”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP