“The Sun”/ Shaqiri në një lidhje me këngëtaren e njohur kosovare (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon për t’u harruar te Liverpooli, teksa trajneri Jurgen Klopp i ka dhënë shumë pak hapësira. Gjithsesi mesa duket mesfushori me origjinë nga Kosova po korr më shumë sukses jashtë fushave të lojës.

Së fundmi “The Sun”, ka konfirmuar se Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj. Bukuroshja e lindur në Gjilan së fundmi ka bërë një udhëtim në Londër, ku duket se ka takuar edhe Xherdanin.

Udhëtimet në kryeqytetin e Anglisë janë shtuar shumë për këngëtaren e cila sipas mediave kosovare i ka “vjedhur” zemrën futbollistit të kombëtares zvicerane. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP