Thellohet skandali te Kosova/ Gazetari: Ademi iu tha futbollistëve ‘Jua thyej këmbët, jua prish karrierën’
Kosovë fitoi dje 4-0 ndaj Qipros, por te Kombëtarja gjërat nuk është se janë aq mirë. Detaje të reja janë zbuluar nga përjashtimi i tre “senatorëve” dardanë, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija
Përmes rrjeteve sociale, gazetari i njohur sportiv në Prishtinë, Arlind Sadiku, i ka shtuar një përmasë tjetër konfliktit tashmë evident mes FFK dhe lojtarëve të përjashtuar: “Skandaloze! Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë: Jua thyej këmbët, jua prish karrierën!”
Mbetet të shihet se qëndron e vërteta e kësaj historie, që i ktheu kualifikueset e shtatorit në Ligën e Kombeve, në një nga situata më të vështira në vitet e fundit.