Theo Hernandez i vetëofrohet Real Madridit, por Los Blancos e refuzon

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani mbetet e pasigurt. Sezoni i zbehtë i mbrojtësit francez, bashkë me ndalimin e bisedimeve për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026, ka shtuar dyshimet për largimin e tij gjatë verës.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, vetë Theo i është ofruar Real Madridit, klubit ku ai ka luajtur në të kaluarën, në kërkim të një rikthimi në “Santiago Bernabéu”. Megjithatë, Real Madridi aktualisht nuk e ka francezin në listën e përparësive për merkaton e verës.
Trajneri i ardhshëm i Realit, Xabi Alonso, i cili do të marrë drejtimin e ekipit pas Kupës së Botës për Klube, ka objektiva të tjerë për krahun e majtë të mbrojtjes.
Emri në krye të listës është Álvaro Carreras, mbrojtës i talentuar i Benficës, i lindur në vitin 2003. Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe ndiqet nga afër edhe nga Manchester United, që ka një klauzolë rikthimi prej 18 milionë euro deri më 31 dhjetor 2025.
Nëse nuk realizohet transferimi i Carreras, alternativa për Realin do të ishte Milos Kerkez, mbrojtësi i majtë hungarez që aktivizohet te Bournemouth.