Theu rregullat e karantinës, Vlahovic tani rrezikon që të dënohet

Dusan Vlahovic u bë çështje në Itali, në momentin që u transferua nga Fiorentina te Juventusi. Sulmuesi serb u paraqit në Torino, edhe pse pak ditë më parë kishte qenë pozitive me Covid-19.

Gazzetta dello Sport shkruan se ai kishte dalë nga izolimi pas një tamponi negativ dhe OK nga ASL e Torinos. Problemi është se nuk ishte njoftuar ASL Toscana, përgjegjëse për zonën ku Vlahovic jetonte atëherë.

Këshilltarja për shëndetësinë në rajonin e Toskanës, Simone Bezzini, shprehet se ASL Toscana nuk kishte marrë një kërkesë që Vlahovic të transferonte vendin ku do të bënte izolimin.

Vlahovic rrezikon vetëm një gjobë për atë që ndodhi më 28 janar, kur sulmuesi u shfaq në J Medical për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur për Juventusin.

 

SHKARKO APP