Thiago Motta: I privilegjuar që jam trajner i Juventusit, Gonzales dhe Concecao …
Pasi mundi Comon në debutimin në kampionat, Juventusi po përgatitet të përballet me Veronën, që do të luhet nesër në mbrëmje. Skuadra e Scalas vjen nga një fitore e madhe ndaj Napolit dhe Thiago Motta po punon me shumë kujdes për të shmangur surprizat.
“Kemi punuar mirë, por duhet të mbajmë gjithmonë këmbët në tokë pas ndeshjes së parë të kampionatit. Nesër do të gjejmë një skuadër që ka besim dhe është luftarake.
Unë punoj me njerëz fantastikë që më transmetojnë entuziazëm. Unë kam djem që vijnë me një dëshirë të madhe për t’u stërvitur, përmirësuar dhe konkurruar në stërvitje. Jam i privilegjuar.
Merkato? Nico Gonzalez dhe Conceiçao janë lojtarë të fortë, prandaj po vijnë tek ne. Të gjithë djemtë që kam në dispozicion kanë karakteristika të ndryshme dhe funksionale”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

