Thiago Motta para derbit: Atmosferë e veçantë, skuadra po bën shumë mirë!
Juventusi është në kërkim të vazhdimësisë në derbin Mole. Të shtunën në orën 20:45, skuadra e Thiago Motta-s do të përballet me Torinon në Stadium në kërkim të fitores së dytë radhazi në kampionat.Strategu italiana ka folur para duelit duke u shprehur optimist.
“E shoh mirë ekipin, kam ndjesi të mira. Kemi qëndrimin e duhur në stërvitje. Atmosfera është e veçantë, duhet të japim maksimumin për të luajtur një ndeshje të madhe.
Derbi? Ne e dimë që qyteti e përjeton atë shumë intensivisht, ashtu si ne. Janë lojëra të mira për t’u luajtur, të kalitura me një atmosferë të veçantë. Ne do të përpiqemi ta sjellim atë në anën tonë.
E ardhmja? Sigurisht që nuk dua të jem kalimtar, dua të qëndroj për shumë vite dhe të bëj mirë. Por mbi të gjitha mendoj për jetën e përditshme, përpiqem të bëj gjërat e duhura vetëm për më të mirën e ekipit. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem i lumtur”, tha Motta.