Mourinho po mendon të braktis Fenerbahce për një ekip të Premier League

José Mourinho duket se ka ndërmend të ndryshojë skuadër, pasi po mendon të rikthehet në Premier League te Newcastle. Trajneri i Fenerbahçes ka punë të papërfunduar në Premier League dhe ka identifikuar Newcastle si shansin e tij më të mirë për një tjetër për tu rikthyer në Angli, pasi ka drejtuar dy herë Chelsea-n, Manchester United dhe Tottenham.

Mourinho e bëri të qartë pakënaqësinë e tij në Turqi me një shaka të jashtëzakonshme pas fitores 3-2 të Fenerbahçes ndaj Trabzonspor të dielën e kaluar. Portugezi iu bashkua klubit këtë verë pasi u shkarkua nga Roma në janar, por po shikon mundësi të tjera të mundshme

Mourinho mësohet se ka kontaktuar me ndërmjetësit duke kërkuar që të jetë i informuar për çdo zhvillim në Newcastle. 61-vjeçari u takua me kryetarin e Neëcastle, Yasir al-Rumayyan, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në një kapacitet social në mars dhe e ka ruajtur lidhjen.

SHKARKO APP