Thibaut Courtois dëmtohet sërish, gardiani belg disa javë të tjera jashtë fushave

Thibaut Courtois duhet të pres dhe pak për t’u rikthyer në fushë. Portieri i Real Madrid ka pësuar një tjetër dëmtim në seancën stërvitore të se martës.

Nga komunikata zyrtare nga klubi madrilen, belgu ka çare meniskun në gjurin e djathtë dhe ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Futbollisti ishte afër rikuperimit nga një dëmtim që ai pësoi verën e vitit të kaluar me këputjen e ligamentit të gjurit të majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri belg tani duhet të pres edhe dy muaj të tjerë duke përjashtuar edhe rikthimin e Courtois në këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?