Thirrje rraciste në futbollin rus për ish-sulmuesin e Barcelonës

Një ndër problemet më të mëdha në futboll sot mbetet padyshim rracizmi. Një grup tifozësh të Zenitit të Petersburgut kanë shpalosur një baner gjatë ndeshjes kundër Krasnodar duke kritikuar ashpër stafin drejtues të klubit pasi ata kanë transferuar një lojtar me ngjyrë.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Barcelonës, Malcolm i cili u transferuar për shifrën prej 36 milionë euro tek rusët e Zenit. Ai debutoi gjatë ndeshjes kundër Krasnodar gjatë së cilës u thërrit dhe u ofendua nga tifozët e skuadrës së tij. Gjithashtu në tribunën pas portës ishte shpalosur një baner ku shkruhej “Faleminderit stafit për besnikërinë ndaj traditave tona”.

Në një postim në faqen zyrtare të grupimit të tifozëve ata shkruajnë se klubi ka shkelur traditën pasi ata nuk kishin nënshkruar kurrë me një lojtar me ngjyrë. Ata theksojnë se klubi i tyre ndodhet në pjesën më veriore të europës dhe që nuk kanë asnjë lidhje me Afrikën.

Malcolm nuk ishte lojtari i vetëm që startoi gjatë ndeshjes. Bashkë me të ishin dhe Douglas Santos dhe Ëilmar Barrios.

SHKARKO APP