Thirrjet nacionaliste, Federata e Kosovës padit sërish Serbinë në UEFA

Barazimi 1-1 me Slloveninë në frymën e fundit solli gëzim në kampin e Serbisë, por telashet nuk kanë fund për ta. Kritika të forta ka pasur për hedhjen e sendeve nga tifozët serbë në drejtim të futbollistëve sllovakë në 10 minutat e fundit të sfidës dhe për këtë me shumë gjasë do të ketë një gjobë të majme nga UEFA.

Federata e Futbollit të Kosovës ndërkohë ka paditur për të herë të dytë në UEFA-s, me argumentin se “tifozët kanë shfaqur mesazhe nacionaliste dhe raciste gjatë ndeshjes”.

FFK njofton se ka përgatitur ankesën në UEFA lidhur me sjelljen e përsëritur me retorikë nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes së Euro 2024 në Grupin C, të luajtur të enjten në Mynih.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne dënojmë ashpër thirrjet nacionaliste dhe vendosjen e një flamuri serb me hartën e Kosovës me mbishkrimin ‘Nuk ka dorëzim’. Përsëritja e një sjelljeje të tillë në stadiumet e futbollit, edhe pas dënimeve të mëparshme nga UEFA, është e papranueshme dhe kërkon një reagim më të fortë nga organet drejtuese të UEFA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhet me retorikë shoviniste janë skandaloze dhe në kundërshtim me vlerat që promovon sporti dhe kjo minon parimet bazë të UEFA-s. U bëjmë thirrje edhe një herë organeve të UEFA-s që të dalin më rigorozisht kundër përsëritjes së mesazheve të tilla armiqësore ndaj vendit tonë si anëtar i barabartë i familjes së futbollit europian”, njoftoi Federata e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?