FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thuajse e kryer, Liverpooli transferon super talentin e Salsburgut

Po dominojnë në Premier League, siguruan një vend me 16 më të mirëve në Champions, por kjo nuk mjafton për Liverpoolin. Jurgen Klopp kërkon të ndërtojnë një skuadër të frikshme. Strategu gjerman bëri shumë pak ndërhyrje në merkaton e verës, me arsyetimin se skuadra më e mirë në Europë nuk kishte vend për përmirësim.

Duke parë paraqitjet fantastike në fazën e grupeve ndaj tyre, Liverpooli ka vendosur që të blejë lojtarin e Salsburgut, Minamino. Japonezi do të transferohet në “Anfield Road” që në muajin janar për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit gjerman, i cili e pëlqen shumë.

Lojtari u ble nga ekipi austriak vetëm për 800 mijë euro në vitin 2015, ndërkohë që ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 11 asist në 22 ndeshjet e fundit. 24-vjeçari luan si mesfushor në krahun e majtë, por mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin, me shpejtësinë e tij të frikshme, pasi i dha një dorë të mirë ekipit austriak këtë sezon në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?