Thuram rrezikon ftesën në Botëror, Franca është e mbipopulluar me sulmues

Duhej të ishte njeriu i momentit. Në mungesë të Lautaro Martínez, përgjegjësia për të udhëhequr sulmin e Inter ndaj Bodo/Glimt ra mbi Marcus Thuram, por sulmuesi francez nuk arriti të bëjë diferencën.

Paraqitja e tij ishte e zbehtë, me pak ndikim në lojë dhe shumë pasaktësi, duke përfunduar mes më të dobëtëve në fushë. Forma e tij e luhatshme tashmë po kthehet në një problem serioz për zikaltërit. Problemet fizike kanë ndikuar, por edhe përtej tyre, Thuram duket larg nivelit që kishte disa muaj më parë.

Shifrat e sezonit tregojnë qartë rënien e formës. Thuram ka shënuar 12 gola në 35 paraqitje, një bilanc që në pamje të parë duket i pranueshëm, por analiza më e thellë e ndryshon panoramën: pesë gola erdhën mes gushtit dhe shtatorit, ndërsa dy të tjerë kundër Venezias në Kupën e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viti 2026 nisi me sinjale pozitive, me dopieta ndaj Bolognës dhe Parmës në javën e parë të janarit, por më pas prodhimi ofensiv u shter. Që nga ajo periudhë, vetëm një gol ndaj Sassuolos në më shumë se një muaj. Edhe në UEFA Champions League skenari ka qenë i njëjtë: dy gola në debutim kundër Ajaxit dhe më pas tetë ndeshje radhazi pa shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forma e dobët mund të ndikojë edhe në shanset e tij me Franca për Botërorin e ardhshëm. Trajneri Didier Deschamps pritet të marrë një numër të kufizuar sulmuesish dhe konkurrenca është shumë e fortë. Sipas mediave franceze, disa vende duken tashmë të sigurta për emra si: Mbappé, Dembelé, Doué, Olise, Barcola dhe Cherki.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?