Thyen rregullat e koronavirusit në Suedi, Ibrahimovic është në telashe

Zlatan Ibrahimovicit ka ndjekur së fundmi një ndeshje të klubit ku ka aksione, Hammarby-t. Ko gjë mund t’i hap shumë probleme sulmuesit nordik.

Ibrahimovic ka thyer rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë COVID-19, duke hyrë në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar futbollistët për suksesin ndaj Ostersund.

Në bazë të protokollit të sigurisë së miratuar nga Suedia, në dhomat e zhveshjes mund të futen vetëm trajnerët dhe lojtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të mësoj më shumë për këtë çështje para se të jap mendimin tim, duhet të flasim me Hammarby-n”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit Suedez, Mats Enquist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ibrahimovic pritet të kthehet këtë të martë në Itali, ku do t’u nënshtrohet analizave të tjera në pulpë, ku u dëmtua më 4 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?