Tifoz përplas në tokë Lionel Messin, episodi bën xhiron e botës (VIDEO)

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes miqësore mes Inter Miami dhe skuadrës ekuadoriane Independiente del Valle, e zhvilluar në Porto Riko, ku protagonist u bë Lionel Messi pas pushtimit të fushës nga tifozët.

Në minutat e fundit të takimit, disa spektatorë hynë në fushë duke shkaktuar kaos, ndërsa një pjesë e tyre vrapuan drejt yllit argjentinas për të bërë foto apo për ta përqafuar. Situata doli jashtë kontrollit kur një tifoz, i ndjekur nga rojet e sigurisë, arriti te Messi dhe e përqafoi atë.

Pak çaste më vonë, sigurimi ndërhyri dhe e rrëzoi tifozin në tokë, por gjatë ndërhyrjes ai tërhoqi pa dashje edhe Messin, duke e rrëzuar për një moment në fushë. Sulmuesi argjentinas u ngrit menjëherë dhe rifitoi qetësinë, pa shfaqur shqetësim serioz pas incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi, tashmë 38 vjeç, është shpesh objektiv i tifozëve që hyjnë në fushë për selfie apo kontakte nga afër. Në shumë raste, ish-truproja e tij, një ish-ushtarak i forcave speciale amerikane, ka qenë i njohur për ndërhyrjet e shpejta ndaj tifozëve që afrohen, por këtë herë ai nuk ishte i pranishëm në stadiumin e Porto Rikos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, ndeshja vazhdoi normalisht, ndërsa episodi riktheu në vëmendje çështjen e sigurisë së futbollistëve gjatë eventeve sportive.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?