Tifozat Kuq e Zi: Do bojkotojmë ndeshjet e Kombëtares

Tifozët e kombëtares shqiptare nuk kanë ngelur të kënaqur nga masat e marra të policisë në ndeshjen Shqipëri- Izrael.

Për këtë arsye TKZ ka vendosur që nëpërmjet një statusi në Facebook të lajmërojnë bojkotimin e ndeshjeve të kombëtares në shtëpi.

Ja statusi në FB:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar tifozë,

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?