Tifozat Kuq e Zi: Duam një kombëtare të vetme

Në prag të fillimit të kualifikimeve për kampionatin botëror “Rusia 2018, “Tifozat Kuq e Zi” u janë drejtuar qeverive dhe federatave të sportit në Kosovë dhe Shqipëri që t’i ndryshojnë ligjet në mënyrë që të bëjnë të mundur shkrirjen e kombëtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në një kombëtare të vetme.

Ja postimi në Facebook nga ‘Tifozat Kuq e Zi’:

“Një Komb, Një Kombëtare!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar tifoza, Në prag të ndeshjeve kualifikuese për botërorin, “Rusia 2018”, dëshirojmë të shprehim konsideratën dhe falënderimin për kontributin dhe sakrificën e gjithë lojtarëve që kanë djersitur, po djersisin dhe do të djersisin fanellën e Kombëtares tonë. Ky falënderim shkon për të gjithë ata futbollistë të cilët dhanë më të mirën nga vetja në kohën sa mbrojtën ngjyrat e Kombëtares shqiptare, që veshën bluzat me shkabën e zezë në gjoks, kënduan himnin kombëtar, dhe lartësuan e përfaqësuan kombin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, nga sot, rruga ku ishim bashkë, pati një devijim, devijim ky që do të bashkohet në “udhëkryqin” e radhës. Ne, Tifozat Kuq e Zi, zotohemi se do të punojnë shumë dhe pandalshëm, që ky ri-bashkim të ndodhë sa më shpejt, dhe besojmë fuqishëm që kur kjo të arrihet, shqiptarët do të kenë një ekip shumë më gjithëpërfshirës, jashtëzakonisht më të fortë, dhe të përhershëm. Kombëtarja sot përfaqëson më së miri shtetin e përbashkët shqiptar, duke ofruar ngrohtësi për lojtarë nga pothuajse secila trevë ku flitet shqip, nga Presheva e Kumanova, nga Mitrovica e Gjakova, deri në Kavajë e Korçë. Kjo është Kombëtarja jonë, kjo është ajo që realizuan këta djemë.

Kombëtarja sot është shembulli më i mirë i suksesit nga puna e përbashkët e çdo shqiptari, dhe shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijmë të bashkuar. Futbollistët kaq mund të bënin. Tani topi mbetet te qeveritë dhe federatat respektive të Shqipërisë e Kosovës që në vend të foto-sesioneve nga mbledhjet e përbashkëta, të kalojnë në vepra, nxjerrjen e normave dhe ligjeve, ndryshimin e ligjit për sport, për t’i hapur rrugë një kampionati konkurrues në futbollin evropian, dhe një ekipi kombëtar akoma më të fortë.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?