Tifozat kuqezi bëjnë njoftimin e rëndësishëm

‘Muri kuqezi’ që zëvendësoi atë verdhezi të Dortmundit në ‘Signal Iduna Park’ të shtunën përballë Italisë nuk do të jetë mrekullia e vetme që do të dhurojnë tifozët e kombëtares në Europian.

Nëse në Dortmund u thyen të gjitha rekordet me 50 mijë tifozë shqiptarë në tribuna, spektakli duket i garantuar edhe për ndeshjen me Kroacinë.

Në Hamburg përllogaritjet tregojnë se 30 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm për të mbështetur djemtë e teknikut Silvinjo në Volksparkstadion që ka një kapacitet prej 49 mijë ulësesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç tifozëve që do të shkojnë individualisht, do të ketë edhe një marshim në grup drejt stadiumit, i organizuar dhe drejtuar nga tifogrupi më i madh pranë kombëtares, Tifozat Kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?