Tifozët dhe FSHF ulen në tryezë, por pa rezultat
Braktisja e kombëtares nga lojtari më i rëndësishëm, nga tifozët ka shkaktuar zhurmë në portale. Nga ana e saj, Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë thirrje tifozëve që të mos e braktsin kombëtaren në ndeshjet e vlefshme për Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Sot, fifozët Kuq e Zi dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë zhvilluar një takim në Prishtinë, me kërkesë të këtyre të fundit. Arsyeja është vendimi i grupimit më të madh që mbështet kombëtaren për bojkotimin e sfidave të kuqezinjve në Shqipëri.
Megjithatë, duket se edhe pas këtij takimi, Tifozët Kuq e Zi nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe do të bojkotojnë sfidat që Shqipëria do të luajë si vendas. Ky njoftim është bërë publik nga vetë grupim i tifozëve.
“Tifozët Kuq e Zi njoftojnë anëtarët se sot (E shtunë) me kërkesë të FSHF-së ka pasur një takim. Në takimin e mbajtur në Prishtinë, iu sqarua edhe një herë zyrtarëve të FSHF-së se vendimi i marrë për bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri është i prerë”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

