Tifozët e Bayernit dalin kundër klubit për rifillimin e sezonit: Ndeshje fantazmë!

“Karantina për futbollin, ndeshjet fantazmë nuk janë një zgjidhje.” Ky është titulli i një njoftimi për shtyp të shpërndarë në internet nga tifozët e organizuar të Bayern Munich.

“Rifillimi i futbollit, madje edhe në formën e ndeshjeve mes fantazmave nuk është i justifikueshëm në situatën aktuale. Futbolli në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Por nëse vështirësitë në testimin e Covid-19 janë raportuar për javë të tëra, ideja për të kontrolluar ndeshjet e futbollit për virusin në frekuenca jashtëzakonisht të larta është thjesht absurde.

Pyetja pse, pavarësisht nga të gjithë milionat, duket se nuk ka qëndrueshmëri në futbollin profesional nuk është bërë nga asnjë menaxher. Qëllimi i vetëm është që të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruhet në reagimin e tifozëve bavarezë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP