Tifozët e Besiktasit “të çmendur” pas Ernest Muçit, gati të mbledhin 8 milionë euro

Ernest Muçi po jeton një moment të artë te Trabzonspor dhe është shndërruar shpejt në një nga lojtarët më të dashur për tifozët. Performancat bindëse në fushë dhe 6 golat e realizuar në 4 ndeshjet e fundit kanë bërë që sulmuesi shqiptar të fitojë besimin dhe zemrat e mbështetësve të skuadrës turke.

Entuziazmi ka shkuar deri në atë pikë sa presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit, Hasan Bahadir, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë klubit për të blerë kartonin e Muçit nga Beşiktaş. Sipas tij, shuma prej rreth 8.5 milionë eurosh mund të përballohet nga vetë tifozët.

“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse i ndjeu vërtet, ngriti duart sepse e ndien se kjo tribunë i përket atij”, është shprehur Bahadir.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka propozuar që afrimi i Muçit të kthehet në një nismë unike: “Le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le të jetë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne, sepse nga kjo përfiton i gjithë komuniteti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një deklaratë që tregon qartë ndikimin e menjëhershëm të Ernest Muçit te Trabzonspor dhe lidhjen e fortë që ai ka krijuar me tribunat në një kohë shumë të shkurtër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?