FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët e ironizuan “Messi, Messi”, Ronaldo përfundon nën hetim pas gjestit imoral

Polemika në Arabinë Saudite për shkak të një veprimi të pahijshëm të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Al Shabab – Al Nassr 2-3. “Ylli” portugez nuk u përmbajt ndaj tifozëve vendas që thërrisnin në kor “Messi, Messi!”, për kundërshtarin e tij historik.

CR7, i cili shënoi një nga golat e skuadrës së tij, iu drejtua tifozëve në tribuna me një gjest “imoral”, siç citojnë burime nga Arabia Saudite. Dhe tani është duke u hetuar nga organet kompetente.

Portugezi, i cili ka shënuar 22 gola këtë sezon në ligën saudite (golashënuesi më i mirë në kampionat, me tre më shumë se Mitrovic, nga Al Hilal), është ngacmuar vazhdimit në këtë sezon me kore të këtij lloji (“Messi, Messi”).

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe sa bërtasin “Messi”, ai acarohet dhe tregon organet….!

Swiss Digital Mobile Reklama

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?