Tifozët e Liverpoolit nisin festën, Salah merr vendimin e papritur

Mohamed Salah mund të mbetet te skuadra e Liverpoolit pavarësisht zërave për largim. Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në fund të këtij sezoni, por palët janë afër rinovimit.

Sipas “Daily Mail”, negociatat mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të “The Reds” kanë bërë përparim të dukshëm në lidhje me hartimin e rinovimit që do të pengonte Salah të largohej nga klubi si transferim i lirë.

Salah thuhet se ka marrë një ofertë më bindëse se nga ato që i ishin propozuar më herët nga klubi që kryeson Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bisedimet janë në një fazë shumë të avancuar kjo pëe shkak të ofertës së re që ka marrë”, sqaron media britanike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një element kyç në këtë rinovim të mundshëm është largimi i menjëhershëm i Trent Alexander-Arnold, i cili do të lehtësonte faturën e pagave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?