Tifozët e Napolit alarmojnë Barcelonën, do “pushtojnë” stadiumin
Tifozët alarmojnë në Barcelonë, sipas transmetuesit katalanas Cadena SER. Në orët e fundit, tifozët e Napolit kanë ezauruar të gjithë biletat, 2600, të vëna në dispozicion për të qenë të pranishëm në stadiumin Montjuic.
Të paktën do të jetë dyfish numri i tifozëve që kanë blerë bileta në zona të tjera të stadiumit. Për transmetuesin spanjoll gjithçka lidhet me praninë masive të napolitanëve që jetojnë në qytet: gjithsej 62 mijë italianë jetojnë në Barcelonë, nga të cilët 17 mijë kanë origjinë të lidhur me Napolin.
Për këtë arsye, nuk ishte e vështirë që ata të blinin bileta të tjera përveç se në seksionin e miqve që u ishte caktuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

