Tifozët e Napolit lënë pa gjumë lojtarët e Cagliarit, atmosferë e ndezur në rrugën pranë hotelit

Në prag të ndeshjes më vendimtare të sezonit, tifozët e Napolit kanë organizuar një pritje speciale për skuadrën e Cagliarit, e cila ndodhet në qytet për sfidën përballë të kaltërve që mund të kurorëzojë kampionët e rinj të Italisë.

Mbrëmjen e kaluar, dhjetëra tifozë napolitanë u mblodhën poshtë hotelit ku po qëndronte ekipi sardenj, duke krijuar një kaos të vërtetë me zhurma, boritë, skuterë dhe fishekzjarre.

Nuk munguan as flakadanët që ndezën zonën përreth dhe e kthyen gjithçka në një atmosferë të zjarrtë, si një “provë” e asaj që i pret në “Diego Armando Maradona”. Qëllimi i kësaj pritjeje ishte i qartë: të prishnin qetësinë e kundërshtarit në një ndeshje që do të vendosë fatin e titullit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?