Tifozët e Realit kundër vendimit të Perez: stema nuk preket, respektoni vlerat

Real Madrid me në krye presidentin Fiorentino Perez javën e kaluar firmosën një marrëveshje komerciale me vendet arabe në shkëmbim të ndryshimit të logos së stemës, duke hequr një kryq në të!

Në takimin e luajtur mbrëmë në shtëpinë e tyre kundër Real Sociedad që përfundoi me fitoren e madrilenëve, tifozët e Realit thërritën masivisht kundër këtij vendimi që kishte marrë klubi.

Në koret e madrilenëve dëgjohej: “Stadiumi dhe stema nuk preken, respektoni traditat”. Një thirrje e qartë kjo që tregon haptasi qëndrimin e tifozëve të cilët nuk duan që logo e tyre të marrë tjetër formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mbyllej me kaq pasi kishte edhe një propozim tjetër. Gazeta “Sport” shkruan se në marrëveshje përfshihej rikonstruksioni i stadiumit “Santiago Bernabeu”. Mirëpo sërish kundër kanë qenë tifozët të cilët e kanë cilësuar si të panevojshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?