Tifozët e Romës karikojnë skuadrën para derbit me Lazion (VIDEO)

Sonte në mbrëmje do të luhet derbi mes Romë dhe Lazios, një ndeshje që në kushte normale do të ishte një betejë edhe jashtë fushave të lojës. Tifozët shpesh herë kanë pasur përplasje mes tyre, duke krijuar një atmosferë të ndezur.

Pavarësisht se në Itali ka masa të ashpra për shkak të pandemisë, fansat verdhekuq kanë shkuar pranë hotelit ku qëndron klubi për ta karikuar. Roma në fakt po kalon një moment shumë pozitiv, duke u renditur në vendin e tretë me 34 pikë, 6 më pak se Milan.

SHKARKO APP