Tifozët e Tiranës pas përjashtimit nga stadiumi: Vendim absurd
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, mori vendimin ekstrem për të përjashtuar për të gjithë sezonin tifozët e Tiranës nga stadiumi, për shkak të disa kapsollave të hedhura prej tyre në ndeshjen kundër Vllaznisë. Tifozët e Tiranës, e kanë cilësuar skandaloz këtë vendim të Disiplinës, ndërsa shprehen për Euronews Albania, se dënimet duhet të jenë individuale.
Të pyetur nga gazetari i emisionin “Max Sport” ata janë shprehur se ky është një diskriminim i tifozerisë së Tiranës, pasi sipas tyre nuk mundet që të dënohet i gjithë komuniteti për dy persona të papërgjegjshëm. “Absurd pra është dënimi, nuk mund të dënosh një qytet të tërë. Dëno ata kapi. Nuk ka në të gjithë botën nuk ka dënim kështu”,-tha një nga tifozët.
“Kush e ka bërë të mbajë përgjegjësi, se nuk ka kuptim ai muhabet. Ne shkojmë me familjen në stadium. s’bëhet kjo gjë, është turp i botës. Ne duhet ta respektojmë një ekip të madh. Nuk ka ekip më të madh se Tirana. Është mëkat. Padrejtësi e madhe”,-tha tifozi tjetër. “Dënimi është i tepërt. tifozët e Tiranës janë qytetarë, nuk mundet që për dy persona të papërgjegjshëm të dënohet gjithë komuniteti i madh i tifozerisë së Tiranës”,-tha një tjetër tifoz.