Tifozët grek sërish protagonistë – “Kosova është Serbi”

Tifozët grek janë bërë sërish protagonist në kampionatin helen të futbollit, kësaj here duke shpalosur disa banera kundër shqiptarëve. Gjatë takimit Olympiacos-Xanthi, tifozët vendas kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
yughfi8
Ky është një provokim nga ana e tyre e cila nuk vjen për herë të parë. Mbështetësit e Olympiacos njihen për urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve dhe këtë e kanë dëshmuar vite më parë me koreografi dhe mesazhe të ndryshme.

Tashmë pritet nga UEFA që të merret vendim lidhur me këtë situatë, e cila sa vjen e po bëhet më e shpeshtë në stadiumet europiane.

Sezonin që lamë pas, kur Skënderbeu luante për Kupat e Europës, në stadiumin e Lokomotivës Së Moskës, tifozët vendas bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

SHKARKO APP