Tifozët i presin në mënyrë spektakolare lojtarët e Napolit në aeroport (VIDEO)
Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë Napolin gjatë natës së kaluar, kur mijëra tifozë u mblodhën në aeroportin e Capodichino për të pritur skuadrën e tyre të zemrës, që kthehej nga barazimi vendimtar në Parma.
Në orën 01:40, avioni me lojtarët e Napolit mbërriti në pistë, ku u prit me flamuj, kore dhe tymues të kuq, në një festë spontane për ruajtjen e vendit të parë në renditje, vetëm një ndeshje nga fundi i kampionatit.
Tifozët kanë brohoritur në kor: “La capolista se ne va” (Kryesuesja po ikën), duke krijuar një klimë festive që paralajmëron titullin kampion të shumëpritur.
Ndeshja e fundit për Napolin do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” kundër Cagliarit. Një fitore në këtë përballje do të vuloste titullin kampion për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

