Tifozët: Je ters, mos hajde në stadium. Përgjigja e Ramës i habit të gjithë
Filloi si nje batutë e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me praninë “jofatsjellëse” të kryeministrit Rama në stadium në ndeshjet kur luante kombëtarja shqiptare, tanimë duket se është marrë seriozisht nga tifozët. Një ditë para ndeshjes me Spanjën në “Loro Boriçi”, disa tifozë i kërkojnë kryeministrit Rama të mos shkojë në stadium për të ndjekur ndeshjen.
Teksa i shkruajnë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ata i thotë të mos jetë i pranishëm, pasi konsiderohet si ters dhe për rrjedhojë Shqipëria do të humbasë.
“Vetëm në stadium mos hajde kundër Spanjës të fitojmë, se po erdhe do e hamë si Kosova”, ka shkruar komentuesi.
E pas kësaj, vetë kreu i Qeverisë ka filluar të komunikojë virtualisht me të dhe shumë komentues të tjerë, duke i dhënë përgjigje sipas mënyrës së tij.
“Jo, do vij, se po s’erdha do humbasim e do jesh ti tersi pastaj”, është përgjigjur Rama. Ndërsa një tjetër tifoz i shkruan:
“Rama tersi i Shqipërisë edhe Kosova prej teje u rrah, në stadium nuk të duam ma asnjëherë sepse je i pavlerë”. Por, edhe këtij komentuesi Rama nuk ia ka përtuar duke i thënë se atë nuk po e pyet njeri. “Po kush po të pyet ty në fund të fundit”.
KOHA JONË SONDAZH

