Tifozët Kuqezi fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes, ja atmosfera në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Atmosfera në prag të ndeshjes së sotme ndaj Polonisë sa vjen dhe bëhet me zjarrtë. Edhe pse mungojnë disa orë nga starti i ndeshjes, që është programuar në orën 20:45, tifozët kanë nisur të mblidhen.

Një grupim ka kaluar pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut duke kënduar këngë. Kujtojmë se sonte në mbrëmje kuqezinjtë do të synojnë të marrin 3 pikë për t’u afruar me kualifikimin në Europian.

Stadiumi do të jetë i gjithi i mbushur, pasi janë shitur prej javësh të gjitha biletat. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?