Tifozët në Katar ankohen për ajrin e kondicionuar në duelin hapës së Kupës së Botës
Të shumta kanë qenë ankesat ditën e djeshme në duelin hapës së Kupës së Botës, që u luajt në stadiumin Al Bayt. Shumë tifozë dhe gazetarë janë ankuar për faktin se në stadium ka pasur shumë ajër të kondicionuar dhe sipas tyre “vdiqën nga të ftohtët”.
Efekti i ajrit të kondicionuar u ndje shumë pak, pasi ishte mbrëmja më pak e nxehtë e javës, me vetëm 23 gradë jashtë. Tifozët e Ekuadorit, shumë më pak të mësuar se katarianët përballë përdorimit të ajrit të kondicionuar, shfaqën ankesa pas ndeshjes.
Nga 8 stadiumet e ndërtuara ose të rinovuara për Kupën e Botës, i vetmi pa kondicioner është ai i quajtur “974” (nga emri i kodit telefonik të Katarit) që ngrihet në rrethet lindore të Dohas. Për këtë arsye organizatorët kanë vendosur që në këtë stadium të luhen vetëm ndeshjet e mbrëmjes. /R.Lika-Koha Jonë/