TIfozët nuk kanë dyshime, zgjedhin Baren si më të mirin e këtij sezoni
Keidi Bare po bëhet gati t’i japë lamtumirën skuadrës së Malagas, pasi për të nuk mungon interesimi i klubeve të tjera. Por mesfushori shiqiptar do të lërë një kujtim shumë të mirë në radhët e këtij klubi, pasi edhe vetë tifozët e cilësojnë si yllin e skuadrës në edicionin e fundit.
Me një votim në rrjetet sociale, grupimi i ultrasve “Peña Malaguista Los Lunes”, ka përzgjedhur Baren si futbollistin më të spikatur të këtij sezoni për Malagan, e cila ia doli të mbijetonte me shprit ndër dhëmbë mes telasheve të mëdha financiare. Një vlerësmi i madh për futbollstin duke llogaritur se mes atyre të nderuar me këtë çmim janë emra të njohur që kanë luajtur me këtë skuadër si Ramirez, Amrabat, Kamaço, Kabajero apo Tulalan.
Për Baren kjo ishte mënyra e duhur për t’u përshëndetur me ndjekësit më të zjarrtë të Malagas, të cilët mund ta shohin vitin tjetër si rival të tyre nëse ai pranon ofertën e Espanjol që do të luajë në La Liga 2 në sezonin tjetër.