Tifozët presin debutimin e tij, a do e nisë Ibrahimoviç titullar sot ndaj Sampdorias?

Zlatan Ibrahimovic do bëjë sot debutimin e tij zyrtar me fanellën e Milanit, në ndeshjen kundër Sampdorias.

Ylli suedez u rikthye si futbollist i lirë te kuqezinjtë dhe pritet të luajë sot në duelin ndaj Sampdorias në Serie A që starton në orën 15:00.

Për fatin e keq të tifozëve, mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.

Krzysztof Piatek do luajë si titullar në këtë sfidë, sigurisht për t’i lënë vend më vonë ndoshta edhe aktivizimit të Ibrahimovicit.

Në kampin e Milanit janë entuziastë me rikthimin e suedezit dhe tashmë mezi presin ta shohin në fushë 38-vjeçarin.

SHKARKO APP