Tifozët shkodranë harrojnë Covidin, shikoni si e festuan golin e fitores (VIDEO)

Këtë sezon Kategoria Superiore nuk mund të ndiqet nga fansat e skuadrave në stadium, por vetëm në ekranet e vogla të TV. Masat kundër Covid-19, kanë bërë që stadiumet të jenë të boshatisura, edhe pse në fakt numri i tyre edhe kur kanë qenë të lejuar, ishte i ulët.

Gjithsesi nëse flasim për Vllazninë me nisjen qoi ka bërë sezonit të ri me 3 fitore në 3 ndeshjet e para, me siguri që ndaj bardhebluve do të kishte jo pak në shkallët e “Loro Boriçit”.

Ata zgjodhën që ta ndiqnin së bashku në lokalet e qytetit, madje kanë qëndruar në ambiente shumë të vogla, ku hapësirat ishin aspak në respekt të masave ndaj Covidit. Tifozët shkodran festuan si të “çmendur” golin e tretë në kohën shtesë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP