Tifozët shqiptarë mbushin rrugët e Stambollit, ja atmosfera para duelit
Sporti E Premte, 11 Tetor 2019 17:37
Pak orë para ndeshjes ndaj Turqisë, tifozët shqiptar kanë nisur të mbushin rrugët e Stambollit, për t’u organizuar për përballjen e sotme, e cila do të jetë vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat për të shkuar në Europian.
Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”, mësohet se do të mblidhet në orën 17:30 në “The Harp Irish Pub” në Stamboll, ku dhe do të bëhet shpërndarja e biletave dhe shitja e produkteve deri në orën 19:00.