Tifozëve spanjollë nuk u del inati, kërcënojnë bashkëshorten e Moratës

Alvaro Morata është vënë sërish nën shënjestrën e komentuesve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët e kane ofenduar dhe kërcënuar atë dhe familjen. Këtë herë denoncimin e bën bashkëshortja e tij.

“Sinqerisht, me të vërtetë që nuk po vuaj nga asnjë prej këtyre mesazheve. Unë madje nuk mendoj se është një faktor i ‘italianëve’ por i injorancës. Por unë mendoj se nëse do të kishte ndodhur me një vajzë më të brishtë do të kishte qenë një problem serioz. Le të kujtojmë se është një sport për t’u bashkuar për të mos shfryrë zhgënjimet tuaja. Me të vërtetë shpresoj që në të ardhmen të mund të marrim masa serioze për këtë lloj njerëzish sepse është e turpshme dhe e papranueshme “, kështu ishte mesazhi nga gruaja e Alvaro Morata, Alice Campello, e cila denoncon mesazhe të reja fyese ndaj familjes së saj në Instagram.

Siç ndodhi pas ndeshjes kundër Polonisë, sulmuesi i Juventusi dhe familja e tij u vunë përsëri në shënjestër të disa përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët në orët e fundit u kanë dërguar mesazhe të papranueshme dhe fyese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zemërimi i tifozëve të tillë ka shpërthyer përsëri pas penalltisë së Moratës e cila u prit nga Donnarumma në gjysmëfinale kundër Spanjës, e cila çoi edhe në eliminimin e ekipit të Luis Enriques. Edhe trajneri i “La Rojas”, e cilësoi një fakt të rëndë ndaj të cilit tha se është policia që duhet ta marrë në dorë këtë situatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?