Tifozët tërbohen me Rabiot, shfaqet i buzëqeshur pas humbjes së radhës

7 pikë në 9 ndeshje, me një fitore dhe katër humbje, është krizë totale në shtëpinë e Juventusit. Disfata e radhës ishte ndaj Lazios, të ardhur në sekondat e fundit.

Pas fishkëllimës së fundit dhe përballjes me ekipin mik, Adrien Rabiot në fakt u kap nga kamerat televizive duke qeshur, të cilat u përhapën shpejt në internet, duke shkaktuar shumë polemika.

Francezi ishte për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes dhe shihet me Nonge duke i thënë diçka, buzën e mbulon një dorë, por mesfushori lëshon një të qeshur me të madhe që vërtet nuk u shkonte mirë tifozëve të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?