Tifozët vërshëllyen Muçin, trajneri u del kundër: Nuk duhet të jenë në stadium!

Ernest Muçi dhe portieri i Besiktas u vërshëllyen dje në momente të ndryshme nga tifozët, ndërsa skuadra e tyre humbi 1 me 3 përballë Frankfurt.

Klubi turk pas ndeshjes ka shprehur gjithë mbështetjen për Muçin me një postim në rrjetet sociale. Trajneri Van Bronkhorst ka dalë në mbrojtje të lojtarëve.

“Nëse dikush mendon se nuk dhamë sot paraqitjen tonë më të mirë, këto njerëz nuk duhet të vijnë më në stadium. Është situatë e pazakontë për mua, një situatë e vështirë.

Kishte sharje dhe reagime gjatë ndeshjes, nuk e kuptoj dhe dikush duhet të ma shpjegoj këtë pasi sot ne kemi bërë një nga ndeshjet më të mira”, u shpreh trajneri i Besiktas. Muçi asistoi golin e vetëm për Besiktas në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës.

 

SHKARKO APP