Tifozi i City-it përfundon në koma, u rrah brutalisht nga disa tifozë të Brugge
5 persona janë arrestuar pasi një tifoz i Manchester City-it ka përfunduar në koma pas një sulmi të bërë nga tifozët e Brugge në Belgjikë. Guido De Pauw, 63 vjeç, është në situatë të rëndë.
Sulmi ndaj tij ndodhi gjatë ndeshjes së fituar nga Manchester City në Belgjikë. 63-vjeçari, i cili është dhe anëtarë u klubit të “qytetarëve”, po kthehej në shtëpi kur është ndalur në një stacion shërbimesh.
Djali i tij, Jurgen ka deklaruar për “Manchester Evening News” se babai i tij është në koma dhe në gjendje kritike për jetën. Kamerat e sigurisë ndërkohë mund të japin një ide më të qartë për ngjarjen e rëndë. /R.Lika-Koha Jonë/