Tifozi i United ka mbi 500 ditë pa u qethur, shtanget nga barazimi ndaj West Ham

Frank Illett, një tifoz i zjarrtë i Manchester United, do të duhet të presë ende për të prerë flokët e tij të famshëm kaçurrela, pasi skuadra e zemrës nuk arriti të sigurojë fitoren e pestë radhazi në përballjen ndaj West Ham.

Ilett kishte vendosur një bast personal: nuk do t’i priste flokët deri në momentin që “Djajtë e Kuq” të fitonin pesë ndeshje rresht. Nën drejtimin e përkohshëm të Michael Carrick, United kishte arritur katër fitore radhazi dhe përballja në “London Stadium” dukej si momenti ideal për ta përmbushur premtimin.

Madje, tifozi kishte përgatitur edhe makinën e prerjes së flokëve gjatë një transmetimi live, të ndjekur nga mbi 150 mijë persona, ndërsa shikueshmëria arriti në 265 mijë në fund të ndeshjes. Por festa e shumëpritur nuk erdhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

West Ham kaloi në avantazh në minutën e 50-të me anë të Tomas Soucek, duke shtyrë edhe më tej pritjen e gjatë të Illett. Shpresat u ringjallën për një moment kur Casemiro dërgoi topin në rrjetë për United, por goli u anulua pas rishikimit me VAR.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat shtesë, Benjamin Sesko realizoi një gol spektakolar për të barazuar shifrat në 1-1, duke ndezur entuziazmin e tifozëve. Megjithatë, koha nuk mjaftoi për përmbysje dhe ndeshja u mbyll në barazim.

Në fund, Illett u pa me kokën në duar, i zhgënjyer nga rezultati. Ai tundte flokët e tij të dendur në shenjë dëshpërimi, por mbeti i vendosur në qëndrimin e tij: nuk do të heqë dorë nga premtimi.

Kështu, pritja që ka zgjatur afro 500 ditë vazhdon, ndërsa Manchester United do të duhet të nisë sërish serinë e fitoreve për t’i dhënë fund “sfidës së flokëve” të një prej tifozëve më të përkushtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?