Tifozja e zjarrtë e Napolit: Më kanë ngacmuar dhe lojtarë të Bayernit dhe City-it

Floriana Messina po çmend rrjetet sociale. Ish-konkurrentja e “Grande Fratello” dhe tifoze e madhe e Napolit, ka treguar për revistën “Chi” pasionin për ekipin e presidentit De Laurentiis. Floriano tregon se ngacmohet vazhdimisht nga futbollistët, jo vetëm të skuadrave italiane.

 

“Me ngacmojnë shumë futbollistë, por jo vetëm të Napolit dhe të skuadrave të tjera italiane. Gjithçka ndodh në Instagram, nëpërmjet mesazheve private. E kanë provuar edhe futbollistë të Manchester City, Bayernit. Është e pabesueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si fillim të dërgojnë një puthje ose të ftojnë për darkë. Lista është e gjatë. Nga të huajt mund të veçoj Sergio “Kun” Agueron dhe Jerome Boateng, kunatin e Melissa Sattas. Nuk dua të zbuloj futbollistët italianë, por e pranoj që pesë, madje jashtë, janë të Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mauro Icardi? Jo. Ai është djalë i mirë, Ëanda Nara ka pasur fat me të: është i bukur, besnik dhe i pasur.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?