Tirana bën “paqe” me Egnatian, Dinamo mund Elbasanin
Tirana dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “Niko Dovana”. Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 16-të, teksa ishte Zejnullai që dërgoi topin në rrjetë. Bardheblutë provuan të barazonin shifrat, Jonuzi tentoi në minutën e 28-të, por pa rezultat.
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për ekipin e Bledi Shkëmbit. Jarmouni ndëshkoi Egnatian, në minutën e 49-të. Me këtë rezultat, skuadrat nga kryeqyteti regjistron 3 barazime dhe renditet në vendin e shtatë. Egnatia kryeson kampionatin, me 7 pikë.
Në sfidën tjetër, Dinamo mundi 2-1 Elbasanin, duke marrë 3 pikë më shumë vlerë.
KOHA JONË SONDAZH

