Tirana-Crvena Zvezda mund ta ndiqni falas në TV, nën komentin e … Kosta Grillos

Tifozët shqiptarë mund ta ndjekin pa pagesë ndeshjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezda. “Syri.net“ ka lajmëruar se do të transmetojë këtë duel për kualifikueset e Champions League.

Megjithatë ajo që vlen të përmendet është se ndeshja do të jetë nën komentin e atij që ka bërë xhiron e mediave këto ditë për shkak se është një tifoz i vjetër i ekipit serb të Crvena Zvezdës, Kosta Grillo.

Së bashku me të në koment do të jetë edhe trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

SHKARKO APP