Tirana dhe Teuta “fiken” në “Selman Stermasi”, s’ka as gola dhe as drita

Tirana nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë të javës së dytë në Kategorinë Superiore. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” prodhoi një episod të rrallë, teksa në minutën e 22-të, u ndërpre ndeshja për shkak të luhatjeve të energjisë elektrike. Kur sapo kishte nisur të binte muzgu, e detyruan kryesorin Hamiti të ndalonte lojën.

Të dyja skuadrat pritën gjatë për stabilizimit të projektorëve të ndriçimit, për të vijuar rregullisht ndeshja. Gjyqtari Hamiti, pasi mori konfirmimin e të dy kapitenëve, vendosi vijimin e lojës pas rreth 35 minutash.

Bardheblutë shkuan shumë afër golit me rifillimin e lojës. Frashëri i ka mohuar golin Hoxhallarit, i cili ka kërkuar ta befasojë direkt nga goditja e dënimit. Topi i devijuar nga portieri i Teutës ka përfunduar te këmbët e Ngoo, i cili goditi traversën nga një pozicion shumë i favorshëm. Në fraksionin e dytë nuk munguan të tjera episode aspak të këndshme, teksa tifozët e Tiranës hodhën në disa raste shishe në fushën e lojës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?