Tirana do 3 pikët në Vlorë

Tirana dhe Flamurtari do të luajnë një përballje klasike të futbollit shqiptar në Vlorë. Për të dyja skuadrat, tri pikët janë shumë të rëndësishme

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Përgatitjet morën fund dhe tani e ka radhën fusha.
Tirana shkon në Vlorë e bindur se nuk mund të kërkojë asgjë tjetër përveç rezultatit maksimal.
Kjo është kërkesa e trajnerit Josa për përballjen ndaj Flamurtarit, sot në orën 17:00, të vlefshme për Superligën
Po sot, edhe sfida tjetër e pretendentëve, Partizani-Kukësi.
Flamurtari, ndërkaq, nuk do të dalë në fushë për të qenë spektator.
Trajneri i vlonjatëve, Gentian Mezani, madje është optimist.
Më në fund, Flamurtari luan me xhepin plot, pasi rrogat u morën.
Të dyja skuadrat kanë probleme formacioni.
Tirana ka në dyshim Muçën dhe sidomos Mervelin, ndërsa e sigurt është mungesa e kapitenit Karabeci të pezulluar.
Flamurtari po ashtu, e ka një të pezulluar, Telushin, dhe dy në dyshim, Shkodrën dhe Zeqirin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?